Efektet e rritjes së normave të interesit, kredia shtrenjtohet në nivele rekord

2 Nëntor 2022 | 20:49

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë pesë herë përmes rritjes së normave të interesit në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve në vend.

Në fund të muajit mars, norma bazë ishte 0.5 për qind, ndërsa aktualisht është rritur me 4.5 herë, duke shkuar në 2.75 për qind.

Efekti i menjëhershëm ndjehet të kreditë e reja që jepen nga bankat e nivelit të dytë. Aktualisht, interesat mesatare të kredive për individë janë mbi 7 për qind dhe për biznese rreth 6 për qind.

Në rritje është edhe shifra e refuzimeve të aplikimeve për kredi nga bankat e nivelit të dytë. Për bizneset kjo shifër është rreth 4 pikë mbi nivelin mesatar.

Vendimmarrja e Bankës qendrore prek edhe kreditë ekzistuese gjatë rishikimit të normave të interesit nga bankat e nivelit të dytë.

Shtrenjtimi i kredisë mund të çojë në rënie të aftësisë paguese dhe rritje të kredive me probleme, një skenar që Banka e Shqipërisë nuk e ka përjashtuar për muajt në vijim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026