Tetori i ngrohtë i Evropës, konfirmon ngrohjen globale
Tetori i ngrohtë në Evropë ka shërbyer si një ilustrim i fuqishëm i faktit të ngrohjes globale. Ai përforcon të dhënat e raportit vjetor mbi gjendjen klimatike të kontinentit të vjetër, të hartuar nga instituti Copernicus dhe Organizata Meteorologjike Botërore.
Të dhënat konfirmojnë se temperaturat në Evropë janë rritur më shumë se dy herë se mesatarja globale në 30 vitet e fundit, duke u bërë më e larta e çdo kontinenti. Ato janë rritur mesatarisht me rreth 0.5 gradë celsius në dekadë.
Treguesit janë dramatikë; mes 1997-s dhe 2021-shit, akullnajat në Alpe kanë humbur 30 metra trashësi dhe niveli i humbjeve po rritet vit pas viti, duke prekur edhe akullnajat në lartësitë më të mëdha.
Gjithashtu, Evropa ka përjetuar edhe ndër sezonet më intensive të zjarreve në tre dekadat e fundit. Në tërësi, gjendja e rrezikut ishte lehtshëm më e lartë se mesatarja. Por disa rajone, sidomos Mesdheu, u prekën më rëndë se zakonisht për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës.
Por kur shirat erdhën ato rezultuan shkatërruese në disa zona. Stuhitë dhe reshjet e dendura ishin edhe më intensive dhe ngopja e tokës me ujë që ato shkaktuan përkeqësuan problemin, me terrenin që nuk ishte në gjendje të thithte ujin e tepërt.
Por raporti thotë se jo gjithçka përbën lajm të keq. Ai vë në dukje se një numër vendesh të Evropës patën sukses në reduktimin e gazrave serrë. Në BE, thotë raporti, emetimet e gazrave ranë 31% mes viteve 1990 dhe 2020, ndërkohë që objektivi mbetet 55% brenda 2030-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta