BE, SHBA dhe Britania e Madhe: Bashkë për të zgjidhur krizën politike në Mal të Zi 

3 Nëntor 2022 | 11:42

Bashkimi Evropian, SHBA dhe Britania e Madhe, në reagime të ndara, shprehën shqetësimin e tyre për ndryshimet e miratuara në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi.

Vendet u bënë thirrje liderëve të partive që së bashku të gjejnë një rrugëdalje nga “ngërçi aktual politik”.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për përshkallëzimin e retorikës nxitëse dhe konfrontimin e papërgjegjshëm të liderëve malazezë në ditët e fundit. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale politike, e cila do të ishte në përputhje me Kushtetutën ”, tha ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Judy Rising Reinke në Facebook.

Me rastin e miratimit të ligjit të ndryshuar për Presidentin, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Mal të Zi, Karen Maddox i bëri thirrje qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë që të “përmbahen nga hapat që shkaktojnë përçarje të mëtejshme”.

“Ligji që u miratua në Kuvend ka mundësi që prek çështje kushtetuese. Kjo situatë nxjerr në pah se sa jetike është të sigurohet një Gjykatë Kushtetuese funksionale në Mal të Zi”, ka shkruar Maddox në Twitter.

Fjalën e kanë marrë edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez dhe ambasadorja e BE-së në Podgoricë, Oana Kristina Popa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026