Tragjike në Afrikë, 21 trupa u gjetën brenda një miniere të jashtëligjshme

3 Nëntor 2022 | 12:09

Trupat e të paktën 21 personave janë gjetur në një minierë të paligjshme pranë qytetit Krugesdorp në perëndim të Johanesburgut, thanë zyrtarët e policisë së Afrikës së Jugut.

Ata thonë se dje janë gjetur trupat e 19 minatorëve, ndërsa dy u gjetën këtë në mëngjes, raporton AP.

Autoritetet policore dyshojnë se minatorët vdiqën diku tjetër dhe se kufomat u sollën më pas në vendin ku u zbuluan.

Bandat ilegale të minierave konsiderohen të rrezikshme nga policia, zakonisht janë të armatosura dhe dihet se bëjnë beteja të dhunshme me bandat rivale.

Besohet se tregtia dominohet nga emigrantët që hyjnë ilegalisht nga vendet fqinje të Lesotos, Zimbabvesë dhe Mozambikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026