Përmbytje në Uellsin e Ri Jugor, evakuohen 90 mijë banorë

3 Nëntor 2022 | 12:34

Rreth 90 mijë banorë të qyteteve të Uellsit të Ri Jugor në Australi janë paralajmëruar të largohen urgjentisht nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të ardhshme.

Bëhet fjalë për përmbytjet e katërta më të mëdha në Australi këtë vit.

Sipas parashikimit të meteorologut, qyteti i Forbes, i cili ndodhet në perëndim të Sidneit, nesër mund të goditet nga përmbytjet më të mëdha në 70 vitet e fundit.

Në Uellsin e Ri Jugor, në 24 orët e fundit, ekipet e shpëtimit kanë kryer 15 operacione për të shpëtuar njerëzit nga zonat e përmbytura.

Australia ka ndarë 1.3 miliardë dollarë për të ndihmuar mijëra banorë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet dhe në disa raste për t’u zhvendosur në zona më të sigurta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026