Britania ‘zhytet’ në krizë, vendi drejt recesionit më të keq në 100 vjet

3 Nëntor 2022 | 15:26

Banka e Anglisë ka ngritur normat e interesit me 0.75, duke i çuar në 3 për qind dhe duke shënuar në të njëjtën kohë rritjen më të lartë që prej 1989-s.

Gjithashtu, institucioni financiar parashikon se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një recesion 2-vjeçar shumë sfidues, që mund të jetë më i gjati në 100 vjet e që mund të shoqërohet me një dyfishim të papunësisë.

Sipas raportimeve të BBC, normat e larta të interesit do të mirëpriten nga ata që kursejnë, por do të kenë një efekt negativ tek ata që përballen me pagesën e hipotekave, shlyerjen e kredive dhe huave bankare.

Normat në Britaninë e Madhe kanë qenë në rritje që prej dhjetorit të kaluar, në përpjekje për të kufizuar rritjen stratosferike të çmimeve, me inflacionin që ndodhet në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit.

Veprimi i Bankës së Anglisë pason trazirat ekonomike të verifikuara gjatë qeverisjes së Liz Truss, edhe pse gjërat janë qetësuar disi me ardhjen në pushtet të Rishi Sunak.

Sunak ka premtuar një plan të ri për riparimin e financave të vendit të cilin do ta publikojë më vonë gjatë muajit, por edhe në këtë rast pritet të ketë rritje të taksave dhe tkurrje të shpenzimeve.

Menjëherë pas njoftimit të Bankës së Anglisë, stërlina humbi 1.4 pikë përqindje kundrejt dollarit amerikan dhe ishte 0.8 për qind më e ulët kundrejt euros.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026