Dhoma Amerikane e Tregtisë shfaq vërejtje edhe për TVSH dhe unifikimin e akcizës
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kundërshtuar si antikushtetues propozimin e Ministrisë së Financave për ashpërsimin e gjobave ndaj bizneseve që nuk deklarojnë punonjësit, apo nuk lëshojnë faturat.
Kundërshtitë u janë paraqitur deputetëve në Komisionin e Ekonomisë. Dhoma thotë se propozimet bien ndesh edhe me vendime të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe me vetë ligjin për procedurat tatimore.
Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se propozimi për dyfishim të gjobave për mos deklarimin e punonjësve, apo pagës reale sjell konflikt të nenit të ligjit të procedurave tatimore që nuk lejon që gjobat e vendosura të tejkalojnë 100 për qind të detyrimit.
Në vlerësimin e Dhomës, propozimet e paketës fiskale nuk respektojnë parimin kushtetues të barazisë, duke dhjetëfishuar gjobat për bizneset në regjimin e TVSH-së, por duke mos prekur nivelet e sanksioneve për bizneset poshtë këtij niveli.
“Subjektet tatimpaguese të cilat janë në të njëjtën shkelje do të dënohen në mënyrë të diferencuar sipas propozimit të fundit, pra nuk do të zbatohet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit”.
Te propozimet te ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, Dhoma kërkon saktësim në ligj ku të përjashtohet nga TVSH-ja energjia e destinuar për t’u shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë. Vërejtje ka edhe për akcizën, ku Dhoma deklaron se unifikimi i akcizës së birrës do të dëmtojë prodhuesit vendas.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta