El Chapo në burg përjetë, qyteti i tij po hap një muze kushtuar trafikut të drogës

3 Nëntor 2022 | 20:45

Qyteti i lindjes së liderit të kartelit meksikan të drogës Joaquin Guzman El Chapo po shqyrton idenë e hapjes së një muzeu kushtuar tregtisë së drogës, tha kryebashkiaku Jose Lopez, duke shtuar se ai shpreson se do të tërheqë turistë.

Muzeu duhet të ndërtohet në qytetin Badirahuato, në veriperëndim të shtetit meksikan të Sinaloa, dhe do të tregojë historitë e liderëve të ndryshëm të bandave që kanë lindur në atë rajon, shkruan Euronews.

Kryebashkiaku Lopez dyshohet se ka ndarë një milion euro për projektin.

Projekti i muzeut të ri nuk ka përfunduar ende dhe López shtoi se trafiku i drogës është pjesë e pandashme e historisë së shtetit meksikan.

“Ne nuk mund ta mohojmë historinë tonë. Është e mundur që ne të kemi një muze kushtuar tregtisë së drogës,” tha Lopez.

Në vitin 2019, El Chapo u dënua në Nju Jork për pastrimin e miliarda dollarëve nga droga në SHBA, si dhe për planifikimin e vrasjes së kundërshtarëve ndërsa ishte lider i kartelit Sinaloa.

Ai po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026