Irani mund të furnizojë Rusinë me raketa balistike, thotë shefi i NATO-s
“Irani po shqyrton furnizimin e Rusisë me raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë, përveç dronëve që Teherani ka dorëzuar tashmë”.
Kështu u shpreh këtë të enjte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Reuters.
“Ne e shohim Iranin duke ofruar dronë dhe duke konsideruar dërgesat e raketave balistike në Rusi”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Stamboll.
“Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme.”, theksoi ai.
Inteligjenca ushtarake ukrainase ka deklaruar se Irani po planifikon të dërgojë më shumë se 200 dronë luftarakë në Rusi, duke përfshirë Arash-2 të shpallur nga ushtria iraniane si një nga dronët e sulmit më të gjatë në botë.
Që nga 13 shtatori, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar më shumë se 300 dronë sulmues, por dhjetëra kanë arritur të godasin objektivat e tyre dhe të shkatërrojnë infrastrukturën jetike të energjisë.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta