Sulmet e Rusisë lënë pa energji 4,5 mln ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjetik” pasi trupat ruse kanë pak përfitime në fushën e betejës.
Zelensky tha se 4.5 milionë njerëz ishin pa energji elektrike pas sulmeve ruse në rrjetin e saj energjetik.
Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme në shkallë të gjerë me raketa dhe drone në objektet e energjisë ukrainase.
Sulmet vijnë pasi zyrtarët thonë se trupat ruse ka të ngjarë të tërhiqen nga qyteti kyç jugor Kherson.
Pasi pësoi një seri humbjesh të dhimbshme në fushën e betejës, Rusia ka shtuar sulmet javët e fundit ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike në qytete larg vijave të frontit.
Vetëm në muajin e fundit, një e treta e termocentraleve të vendit thuhet se janë shkatërruar, sipas Presidentit Zelensky.
Si rezultat, qeveria ukrainase është detyruar të nxisë popullsinë të përpiqet të përdorë energjinë me kursim.
“Rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e tij të natës të enjten.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trupat ukrainase zmbrapsin rusët në Kherson, Moska pretendon të kundërtën
- Kur do të kthehet paqja? Evropa gati të mirëpres ukrainasit, nëse lufta nuk ndalet
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta