Pandemia rriti informalitetin, 40% e parave jashtë bankave

8 Shtator 2020 | 05:33

Pasiguria ekonomike e krijuar nga pandemia COVID-19 ka shtuar qarkullimin e parave jashtë sistemit bankat. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, 40% e parave janë jashtë bankave, ndërsa krahasuar me një vit më parë, qarkullimi jashtë sistemit është rritur me 14.5%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, sasia e parasë jashtë sistemit bankar arrin vlerën e 2.6 miliardë euro.  

Gjithashtu, qarkullimi i parave jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse edhe gjatë muajve të verës, për shkak se shumica e shqiptarëve i kaluan pushimet në vend, çka ka sjellë më shumë tërheqje parash nga bankat.

Një faktor tjetër mund të ketë qenë edhe shtyrja e kësteve të kredisë, që ka rritur likuiditetin e lirë për bizneset e familjes. Pjesërisht, kjo mund të ketë ndikuar në flukse në rënie hyrëse të parasë brenda sistemit bankar. Rritja e qarkullimit të parasë jashtë bankave shihet si një sinjal për rritjen e informalitetit.

Rreziku gjithashtu është edhe për evazionin fiskal, pasi në këtë formë mbizotëron ekonomia ‘cash’. Duket se pandemia COVID-19, përveç rritjes së papunësisë dhe uljes së të ardhurave do të sjellë probleme të mëdha për formalizimin e ekonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026