OKB, apel Rusisë: Hetim transparent për helmimin e Navalny
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje të martën Rusisë që të kryejë një hetim mbi rastin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ose të bashkëpunojë tërësisht me hetimin gjerman, që ka konstatuar se 44-vjeçari ishte helmuar me agjent nervor të llojit Noviçok.
Apeli vjen një ditë pasi Navalny doli nga gjendja e komës dhe iu përgjigj thirrjeve të mjekëve.
“Në kuadër të pohimit të specialistëve gjermanë se kanë prova të pakontestueshme se Navalny u helmua me një agjent nervor të llojit Noviçok, komisionerja e lartë i bën thirrje qeverisë ruse që të kryejë personalisht, ose të bashkëpunojë plotësisht me një hetim transparent dhe të pavarur mbi rastin e tij”, deklaroi Rupert Colville, zëdhënës i Komisioneres së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Zëdhënësi citoi edhe rastet e helmimit të dezertorëve rusë Sergei Skripal dhe Alexander Litvinenko, të cilët u helmuan gjithashtu me agjent nervor dhe për të cilët nuk është bërë drejtësi.
Nga ana e saj, Federata Ruse ka deklaruar se nuk ka gjetur gjurmë helmimi në trupin e Navalnyt, gjatë analizave të kryera para se të ai të dërgohej për mjekim në Gjermani.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta