Bjellorusi: Liderja e opozitës kërkon sanksione nga BE për pushtetin e presidentit Lukashenko

9 Shtator 2020 | 06:02

Ngjarjet më të fundit në Bjellorusi, mes protestash të dhunshme dhe arrestimesh të njëpasnjëshme kanë sjellë reagimin kërkues të lideres opozitare Svetlana Tikhanovskaya gjatë bisedimeve te saj me ndërkombëtaret.

“Protestuesit paqësorë po mbahen pa të drejtë, rrihen dhe burgosen. Figura të opozitës mbahen nën akuza të trilluara, të kërcënuar apo të larguar nga shteti. Ne na duhet presion ndërkombëtar mbi këtë regjim, mbi këtë individ që kapet dëshpërimisht pas pushtetit,” është shprehur ajo.

Ndërsa Andrei Svinkyh, drejtues për marrëdhëniet ndërkombëtare të parlamentit bjellorus thotë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë Bjelloruse shprej një kërkese për standard dhe ndryshim politik.

“Ne e kuptojmë sistemi politik aktual në Bjellorusi, është i vjetëruar. Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë Bjelloruse shpreh një kërkesë standarde, për ndryshim politik. Ne në parlament jemi gati për një detyrë të tillë dhe mirëpresim një diskutim të gjerë rreth kësaj teme. Po ky dialog nuk duhet të zhvillohet nën diktatin e rrugës apo me ndërmjetësime të huaja”, thotë ai.

Gjate bisedimeve online në forumin e Këshillit Evropian, liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, midis pasigurisë për vendndodhjen e koleges së saj Maria Kolesnikova, i ka bërë thirrje Evropës për të vendosur sanksione të mëtejshme mbi Presidentin Lukashenko.

Në po të njëjtin event një politikan i lartë tha se qeveria e tij e pranonte nevojën për ndryshim por theksoi se vend i tij nuk do të ndikohet nga të huajt.

Demonstratat në Bjellorusi zhvillohen prej katër javësh që pas zgjedhjeve dhe kanë ardhur gjithnjë në rritje përsa i përket numrit të pjesëmarrësve. Protesta e të dielës përllogaritet të ketë tërhequr dhjetëra mijëra persona.

Lukashenko, i cili mban pushtetin që prej vitit 1994, ka refuzuar kërkesat për zgjedhje të reja nga kundërshtarja e tij kryesore, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis nga vendi dy ditë pas zgjedhjeve.

Opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale të mbajtura një muaj më parë janë manipuluar.

 

Lexoni gjithashtu:

Gati për dialog, udhëheqësja e opozitës bjelloruse e gatshme për bisedime

Bjellorusi, dy aktivistë dezertojnë në Ukrainë, Kolesnikova në burg

Bjellorusi, demonstrata masive për dorëheqjen e Alexander Lukashenkos

Zhdukja e Kolesnikova në Bjellorusi: Gjermania dhe Britania të shqetësuara, kërkojnë përgjigje nga Minsku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026