Trajneri i Brazilit zgjedh 26 lojtarë për Kupën e Botës 

7 Nëntor 2022 | 19:59

Trajneri i Brazilit, Tite ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të marrë në Botërorin e Katarit.

Gara për një vend në skuadrën e “kariokës” është jashtëzakonisht e fortë, dhe rezultatet e përzgjedhjes futbollistike janë të një rëndësie kombëtare, ndaj u prit me padurim vendimi i përzgjedhësve të cilëve do t’u besohet në ngjarjen më të rëndësishme sportive të vitit.

Për një kohë të gjatë, Tite nuk donte të zbulonte as listën më të gjerë me 55 emra për të shmangur tensionet.

Dhjetë nga 26 lojtarët tashmë kanë marrë pjesë në Kupën e Botës, brazilianët janë gjithashtu ndër favoritët më të mëdhenj për të fituar titullin.

Lista e Tite për Kupën e Botës përfshin: 

Portierë: Allison (Liverpool), Ederson (Manchester City), Waverton (Palmeiras).

Mbrojtës: Thiago Silva (Chelsea), Marquinhos (PSG), Eder Militao (Real Madrid), Alex Sandro (Juventus), Danilo (Juventus), Alex Telles (Sevilla), Bremer (Juventus), Dani Alves (Pumas).

Mesfushorët: Lucas Paqueta (West Ham), Casemiro (Manchester United), Fred (Manchester United), Bruno Guimaraes (Newcastle), Fabinho (Liverpool), Everton Ribeiro (Flamengo).

Sulmues: Neymar (PSG), Vinicius Junior (Real Madrid), Rodrigo (Real Madrid), Rafinha (Barcelona), Antoni (Manchester United), Richarlison (Tottenham), Gabriel Jesus (Arsenal), Pedro (Flamengo), Gabriel Martinelli ( Arsenal).

Javën e ardhshme kombëtarja braziliane do të mblidhet në Torino, ku do të stërvitet për pesë ditë në qendrën stërvitore të Juventusit dhe më pas do të udhëtojë drejt Katarit. Ndeshjen e parë në Botëror ata do ta luajnë kundër Serbisë më 24 nëntor në orën 20:00.
LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave

Brazili mundi Skocinë 3-0 dhe zuri vendin e parë në grupin e tij, duke vazhduar me optimizëm drejt “32”-shit të Kupës së Botës 2026. Lajmi më i rëndësishëm i...
18:03 | 25/06/2026

U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies

Futbollisti francez Kenzo Kies ka ndërruar jetë nga mbytja në lumin Ron. Kies, 21 vjeç, i cili luajti për Guingamp në Ligue 2, ishte në...
13:16 | 25/06/2026

Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)

Legjenda braziliane, Neymar, u rikthye plot lot në fushë për kombëtaren e tij, ndërsa Selecao mposhti Skocinë 3-0 në ndeshjen e tyre të fundit në...
09:55 | 25/06/2026