Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
Brazili mundi Skocinë 3-0 dhe zuri vendin e parë në grupin e tij, duke vazhduar me optimizëm drejt “32”-shit të Kupës së Botës 2026. Lajmi më i rëndësishëm i mbrëmjes sigurisht, është rikthimi i Neymar i cili hyri si zëvendësues në 20 minutat e fundit, duke marrë duartrokitje nga i gjithë stadiumi.
Kjo ngjarje e preku yllin brazilian dhe menjëherë pas fishkëllimës së fundit ai përqafoi fëmijët e tij, me Viniciusin që pranoi klasin e superyllit të Santos dhe foli me lavde për të me deklaratat e tij:
“Është magjike të shohësh Neymarin përsëri. Ai është idhulli ynë, për të gjithë ne. Ai është ylli ynë në këtë Kupë Bote. Ai vendos ndeshjet, është i shkëlqyer”.
“Isha i sigurt se ai do të shkëlqente përsëri për Brazilin kur të vinte koha.
Nuk ka asgjë më të mirë se rikthimi në Kupën e Botës”, tha sulmuesi 27-vjeçar i Real Madridit, i cili shënoi dy golat e parë të Brazilit në fitoren 3-0 ndaj Highlanders, përpara se të lavdëronte Carlo Ancelottin:
“Më pëlqen të luaj nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Ai është trajneri më i mirë në botë”.
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit