Trump pranon se e dinte më herët për rrezikshmërinë e COVID-19: Nuk doja të përhapja panik
“Unë e dua vendin tonë dhe nuk dua që njerëzit të ndihen të frikësuar. Ne kemi vepruar sipas të gjitha standardeve”, ishte ky reagimi i presidentit Donald Trump pas publikimit të disa të dhënave se kreu i Shtëpisë së Bardhë e dinte më herët se coronavirus ishte një sëmundje vdekjeprurëse dhe jo thjesht një grip.
Në librin e gazetarit Bob Woodward, i cili zbuloi skandalin e Watergate, citohet se Trump i ka rrëfyer se e dinte për pasojat vdekjeprurëse të COVID-19 përpara se virusi të shpërthente në vend e të shkaktonte viktima.
Sipas Trump ai veproi në këtë mënyrë sepse donte të shmangte përhapjen e panikut tek qytetarët.
Unë e dua vendin tonë. Dhe nuk dua që njerëzit të tremben. Nuk dua të krijoj panik dhe sigurisht që unë nuk do ta çoj këtë vend apo botën në një furi. Ne duam të tregojmë besim, duam të tregojmë forcë si komb. Dhe kjo është ajo që unë kam bërë, kemi vepruar shumë mirë, sipas të gjitha standardeve”, është shprehur presidenti Trump.
Sipas intervistave të kryera më herët nga gazetari, CNN dhe Washington Post raportuan se Trump e dinte që virusi ishte vdekjeprurës që prej fillimit të shkurtit.
“Kalon nëpër ajër”, shprehet Trump në një regjistrim të një interviste me 7 shkurt me Woodward. “Dhe kështu që është shumë i ndërlikuar, është shumë delikat. Është më vdekjeprurëse se edhe gripi normal”, mësohet të jetë shprehur Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili po përballet me kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të situatës nga pandemia e cila në SHBA ka shkaktuar rreth 190.000 viktima.
Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, priten të publikohen 18 intervistat që gazetari Woodward ka bërë me Trump duke u ndalur edhe tek çështje të tjera siç është ajo e tensioneve racore.
Lexoni gjithashtu:
Trump nominohet për nobel. Propozimi, për paqen mes Izraelit dhe EBA
Ndërpritet prova e vaksinës, vendimi i AstraZeneca dhe Oxford: Reagim i dyshimtë tek një pjesëmarrës
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)