Greva dhe protesta në disa shtete evropiane për inflacionin e lartë

9 Nëntor 2022 | 14:15

Evropa është goditur nga një seri grevash për shkak të rritjes së çmimeve.

Në Bruksel, protestuesit e udhëhequr nga sindikatat shkaktuan tensione në zemër të kryeqytetit.

Demonstrata të ngjashme pati në të gjithë vendin. Sindikatat kryesore bashkuan forcat për të kërkuar rritje të pagave në kohën kur inflacioni po arrin nivelin më të lartë që nga mesi i viteve 1970.

“Është një demonstrim për fuqinë blerëse, për paga, për përfitime sociale, për gjithçka që është e bllokuar sot. Vërtet po jetojmë në një situatë krize. Kriza po ndjek njëra-tjetrën dhe tani është vërtet një tronditje. Burrat dhe gratë, madje edhe ata me prejardhje më të pasura, po e përjetojnë situatën aktuale të faturave të energjisë si një tronditje, “ u shpreh një pjesëmarrës

Aksioni i grevës ka shkaktuar gjithashtu probleme  për udhëtarët në Athinë.

Mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe qytetit verior të Selanikut, ndërsa disa punonjës të sektorit publik dhe privat u larguan nga puna për të hyrë në  një grevë të përgjithshme 24-orëshe kundër rritjes së çmimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026