COVID-19 zbeh ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit
Në një vit kur pandemia coronavirus i ka dhënë një formë tjetër ritualeve të shumta amerikane, as përkujtimi i 11 shtatorit nuk ka shpëtuar pa pësuar ndryshime.
19-vjetori i sulmit terrorist do të shënohet me disa ceremoni, një në Memorialin e 11 Shtatorit dhe tjetra në një kënd pranë Qendrës Botërore Tregtisë (World Trade Center), çka reflekton përçarjen mbi vendimin për të pezulluar traditën e hershme të familjarëve të viktimave që lexojnë emrat e tyre.
Zv-presidenti Mike Pence pritet të vizitojë të dyja ceremoninë në Nju Jork, ndërsa kandidati demokrat Joe Biden pritet të jetë i pranishëm tek Memoriali i 11 Shtatorit.
Presidenti Donald Trump dhe Biden kanë planifikuar të shkojnë tek Memoriali në orë të ndryshme, teksa Trump do të flasë në ceremoninë e mëngjesit, ndërsa Biden në atë të mbasdites.
COVID-19 ende shqetësues
“Është si një shuplakë në fytyrë” thotë Jim Riches i cili ka humbur djalin e tij, Jimmy, me profesion zjarrfikës.
Riches, i cili vuan nga sëmundje të tjera, do të qëndrojë në shtëpi për herë të parë prej frikës së infektimit me COVID-19, por mendon se të tjerëve duhet t’i jepet mundësia që të thonë emrat e familjarëve të tyre.
Por drejtuesit e Memorialit janë shprehur se duan të shmangin kontaktet fizike midis familjarëve të viktimave, të cilët sipas ceremonisë ngjiten në podium për të lexuar emrat.
Ceremoni përkujtimore rivale
Në Nju Jork, ku pati dhe numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 gjatë fillimit të pandemisë, liderët e Memorialit Kombëtar të 11 Shtatorit dhe Muzeu thanë se plani i tyre për një ceremoni ku nuk do të lexohen emrat e të ndjerëve do të shërbejë për të respektuar kufizimet e virusit por edhe do të plotësojë dëshirën e familjarëve për të qenë në “ground zero” gjatë këtij përvjetori.

Por një tjetër organizatë për 11 shtatorin, Fondacioni Stephen Stiller Tunnel to Toëers, ka organizuar një ceremoni paralele dhe ka ftuar familjarët e viktimave që të recitojnë emrat e tyre, por njëkohësisht duke respektuar distancën.
“Ne duhet t’i rikujtojmë Amerikës së çfarë ndodhi 19 vite më parë dhe ata duhet të shohin emocionin e asaj dite, jo thjesht një regjistrim audio”, thotë drejtori Frank Siller, i cili humbi vëllanë e tij në sulmin terrorist.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta