Fshati spanjoll në shitje për 260.000 €

10 Nëntor 2022 | 17:03

Fshati Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje për 260.000 €.

I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamoras dhe tre orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që mund t’i gjeni në një qytet të vogël spanjoll.

Ai ka 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile.

Por ajo që nuk ka janë banorët. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada.

Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.

“Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua”, tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.

Rodríguez tha se 300 njerëz kanë shprehur interes për blerje nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka vënë tashmë para për ta rezervuar, tha ai.

Salto de Castro u ndërtua nga kompania e prodhimit të energjisë elektrike Iberduero për të strehuar familjet e punëtorëve që ndërtuan rezervuarin ngjitur, nga fillimi i viteve 1950.

Por banorët u larguan pas përfundimit të tij dhe fshati u braktis plotësisht në fund të viteve 1980.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026