Komisionerja e Shëndetësisë: Problemet me virusin do vazhdojnë

11 Shtator 2020 | 15:56

Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë deklaron se shtetet anëtare duhet të marrin të gjitha masat për të vënë nën kontroll valën e re të rasteve të infektimit me COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të shmangin një bllokadë të dytë.

“Sigurisht që ne e prisnim një rritje të rasteve me rinisjen e udhëtimeve, me rihapjen e turizmit dhe me heqjen e bllokadës në tërësi. Kjo është diçka që pritej. Mënyra për ta ndalur këtë valë është duke rritur testet, duke gjurmuar rastet dhe duke bërë izolimin në rast nevoje. Është jetike për shoqërinë dhe ekonominë të shmangen bllokadat e përgjithshme”, tha Stella Kyriakides, komisionerja e BE për Shëndetësinë.

Duke folur ekskluzivisht për Euronews, komisionerja ka paralajmëruar se edhe kur vaksina të jetë në dispozicion për qytetarët do të duhet kohë që jeta në Evropë të kthehet në normalitet.

“Edhe nëse do të kemi një vaksinë të suksesshme, kjo nuk do të thotë se problemet e krijuara nga pandemia do të zgjidhen të nesërmen. Do të na duhet të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa. Vendeve do t’u duhet të vijojnë testet dhe të gjurmojnë e izolojnë rastet për njëfarë kohe, derisa të kemi plotësuar kërkesat e njerëzve për vaksinën”, shtoi ajo.

Së fundmi në Evropë, kryesisht në Spanjë, Francë por edhe Itali është verifikuar një rritje e rasteve me COVID, me disa mijëra njësi në ditë dhe ndonëse nuk e dëshirojnë një bllokadë të dytë, autoritetet kanë paralajmëruar se ajo mund të jetë e mundshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026