Izraeli dhe Bahreini pranojnë të normalizojnë marrëdhëniet
Bahreini është tashmë kombi i fundit arab që njeh Izraelin, sipas një njoftimi nga kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Qytetarë të Izraelit, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sonte kemi arritur një tjetër marrëveshje paqeje me një tjetër komb arab, Bahreinin”.
“Kjo marrëveshje vjen pas akordit historik të paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Netanyahu.
Bahreini ra dakord për të normalizuar lidhjet me Izraelin si pjesë një nxitje diplomatike nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij për ta integruar plotësisht vendin hebre në Lindjen e Mesme.
Trump bëri një deklaratë të veçantë mbi marrëveshjen në Twitter duke thënë se akordi erdhi pas një telefonate me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa.
“Një tjetër përparim historik”, shkroi Trump në Twitter.
pic.twitter.com/UzvOvWyfIz https://t.co/9ASB2cBIPY
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 11, 2020
Tre liderët publikuan një deklaratë të përbashkët për të konfirmuar marrëveshjen.
Njoftimi erdhi më pas se një javë që nga ceremonia e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nga Trump e cila shënoi vendosjen e marrëdhënieve të plota midis Izraelit dhe Emirate të Bashkuara Arabe.
Të premten, Shtetet e Bashkuara përkujtuan tragjedinë e 11 shtatorit, teksa Trump tha se “Nuk ka kundërpërgjigje më të fortë ndaj urrejtjes që lindi nga 11 shtatori se kjo marrëveshje”.
Ashtu si marrëveshja me Emiratet, pakti i Bahreinit me Izraelin do të normalizojë marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe sigurinë midis dy vendeve.
Kritikët e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara thanë se kjo lëvizje ishte thjesht një për efekt publiciteti, duke shtuar se nuk përfaqëson një transformim domethënës për marrëdhëniet midis këtyre vendeve.
Lexoni gjithashtu:
Jerusalemi, çështje e pazgjidhur që vijon të shkaktojë debate
Trump nominohet për nobel. Propozimi, për paqen mes Izraelit dhe EBA
Palestina reagon ashpër ndaj vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadë në Jerusalem
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta