Nisja e shkollave në Greqi, ndarëse xhami në bankat e klasës

14 Shtator 2020 | 05:38

Ndërsa në Greqi pritet të nis viti i ri shkollor, mbajtja e maskës është e detyrueshme qoftë për mësuesit, por edhe për fëmijët që shkojnë në kopsht.

Nëse ndokush nuk i bindet këtij rregulli nuk do të lejohet të hyjë në mjediset e brendshme. Në disa zona, autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa shtesë.  Ata kanë instaluar xhama pehikllazi për të ndarë bankat brenda në klasa.

“Ne pamë se ekziston një ndjenjë e frikës në shoqëri ndërsa numri i të prekurve me COVID-19 rritet. Prandaj ne morëm këtë vendim, i cili mori vlerësime pozitive nga komuniteti arsimor”, tha kryebashkiakja Evagelos Bournous Rafina.

Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë e paprecdentë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Në komunën e Rafinës, ku ndarësit plastikë  po instalohen për të ndihmuar fëmijët të mbajnë distancat e duhura, mësuesit po i kërkojnë qeverisë të zvogëlojë numrin e nxënësve në klasa.

“Ne i kemi kërkuar ministrisë së Asimit të ndajë klasat. Sepse tani kemi klasa me 25 deri në 28 nxënës. Ne duam që limiti të jetë 15 nxënës në çdo klasë”, shprehet president i Federatës Greke të Shkollave të Mesme Shtetërore.

Autoritetet në Greqi kanë premtuar se do të furnizojnë të gjitha shkollat me maska. Si fillim një maskë do të jetë në dispozicion për çdo nxënës.  Por shumë prindër mendojnë se do të jetë e vështirë që fëmijët të mbajnë maska.

“Do të jetë e vështirë për fëmijët e vegjël, për më të mëdhenjtë unë mendoj se ne si prindër i kemi mësuar. Por nuk e di sesa e sigurt do të jetë.  Nuk e di si do të funksionojë”, thotë një mama.

“A mundet që një bebe të mbajë një maskë. Ai do ta hedh tutje menjëherë”, shprehet e shqetësuar një mama tjetër.  

Përfaqësuesit e mësuesve ende kërkojnë teste COVID-19 për të gjithë mësuesit dhe ata kërkojnë që qeveria të punësojë më shumë staf arsimor për shkollat.

 

Lexoni gjithashtu:

FOTO| Nis viti i ri shkollor, 480 mijë nxënës të sistemit parauniveristar ulen sërish në bankat e shkollës, 31 mijë për herë të parë

Para nisjes së mësimit, prindërit dhe nxënësit do dorëzojnë formularin

Besa Shahini uron nxënësit për vitin shkollor dhe bën thirrje për respektim të masave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026