Cili ka qenë grupi i parë terrorist në historinë e njerëzimit?

14 Nëntor 2022 | 17:58

Studiuesit nuk janë plotësisht të bindur rreth rrënjëve të sakta të terrorizmit por shumica duket se bashkohen në një pikë.

Ka prej tyre të cilët thonë se akti i parë terrorist në historinë botërore daton diku rreth shekullit të 1-rë me Zealotët. Të tjerë flasin për shekullin e 11-të dhe sektin Hashshashin, në shekullin e 19-të me Vëllazërinë Feniane, Dorën e Zezë serbe apo me grupin rus Narodnaya Volya. Por çfarë janë gjitha këta emra të çuditshëm dhe kujt grupi i përkasin ata?

Gjatë shekullit të 1-rë pas Krishtit, zelotët hebrenj në Provincën e Judesë u rebeluan kundër romakëve duke vrarë bashkëpunëtorë të shquar në Perandorinë Romake si saducenjtë që drejtonin Tempullin e Dytë dhe dinastinë Hasmoneane.

Në vitin 6 të erës sonë, sipas historianit hebre Flavius Josefus, Juda i Galilesë formoi një degë të vogël dhe më ekstreme të Zealotëve dhe Sicarii-ve (d.m.th ‘burrat e thikës’).

Sipas Josefus, Sicarii-t fshinin thikat e shkurtra nën petkat e tyre, përziheshin me turmat në festivale të mëdha, dhe aty vrisnin viktimat e tyre dhe më pas zhdukeshin në turmat e tronditura.

Ndërkohë, grupi i parë i përshkruar si terrorist në botën islame ishin havarixhët, të cilët i shpallën të gjithë muslimanët fajtorë për mëkate të rënda dhe si femohues të denjë për ndëshkim.

Foto ilustruese e grupeve Khawarijje

Sekti ka ngjashmëri me doktrinat e mëvonshme “takfiriste” të islamizmit.

Në fund të shekullit të 11-të, u ngritën Hashshashinët (ose Vrasësit), një degë e sektit ismaili të muslimanëve shiitë.

Udhëhequr nga Hassan-i Sabbah ata ishin kundër sundimit Fatimid dhe Selxhuq. Kështu grupet rebele Hashshashin pushtuan Alamutin dhe fortesa të tjera në të gjithë Persinë. Ata morën pushtetin për një kohë të shkurtër në Isfahan përpara se popullata të rebelohej kundër sundimit të tyre brutal.

Zelotët

Zelotët, ishte një grup ekstremistësh hebrenj që donin të rebeloheshin kundër Perandorisë Romake duke terrorizuar popullsinë romake dhe duke shkatërruar gjithçka që ata kishin në emër të tyre.

Pikturë që ilustron një skenë sulmi nga Zelotët në Romën e Lashtë

Megjithëse Zealotët filluan si një lëvizje politike në fillim të shekullit të 1-rë, ata u shndërruan shpejt në një ushtri rebele që impononte ideologjinë e saj mbi popullsinë hebreje përreth rajonit.

Në mendjet e tyre, Perandoria Romake u kishte marrë Tokën e tyre të Shenjtë dhe ata ishin gati t’i tregonin botës fuqinë e tyre. Në atë kohë, Perandoria Romake ishte kombi më i frikshëm në botë, jo vetëm për shkak të shtrirjes së saj mbresëlënëse, por edhe për shkak të fuqisë së saj të frikshme ushtarake. Kjo është arsyeja pse zealotët donin të përdornin terrorin për t’i treguar botës, por veçanërisht Perandorisë Romake se ata po përballeshin me një lloj armiku të ri.

Është e domosdoshme të kujtojmë se feja përdorej si politikë në ato kohë, prandaj zelotët nuk luftuan vetëm kundër Perandorisë Romake, por edhe kundër Krishterimit dhe vetë hebrenjve.

Ashtu si grupet moderne terroriste, ata po përpiqeshin t’i indoktrinonin me forcë njerëzit me një ideologji të caktuar fetare dhe nëse kjo ideologji nuk pranohej, ata do t’i terrorizonin deri në vdekje.

Populli hebre që nuk ndoqi ideologjinë e tyre dhe i përçmoi ata pasi ata i dhanë një reputacion të keq kombit hebre. Ashtu siç disa grupe moderne terroriste i japin një reputacion të keq shoqërisë islame.

Udhëheqësi dhe themeluesi i lëvizjes Zealote ishte Judas nga Galilea, i cili përdorte të njëjtën ideologji si një grup fetar ekstremist. Për të, çdo person hebre që nuk ishte aq besnik ndaj judaizmit sa grupi i tij ishte një kërcënim që duhej të ndëshkohej dhe të bëhej me forcë për të qenë një ekstremist fetar njësoj si ata.

Instrumentalizimi i fesë me një perspektivë fanatike mund të rezultojë vetëm në dhunë. Nëse kjo lidhet me një grup ekstremistësh që shtyhen përtej kufijve, duke krijuar ato që ne i quajmë grupe të organizuara terroriste.

‘Narodnaya Volya’

Pamje ilustruese e ndeshkimeve te grupit ‘Narodnaya Volya’

Narodnaya Volya (d.m.th. Vullneti i Popullit) ishte një organizatë politike revolucionare e fundit të shekullit të 19-të në Perandorinë Ruse, e cila kreu vrasje të zyrtarëve qeveritarë në një përpjekje për të përmbysur sistemin autokratik dhe për të ndaluar reformat qeveritare të Aleksandërit II të Rusisë. Organizata e deklaroi veten si një lëvizje populiste që pasoi Narodnikët. I përbërë kryesisht nga intelektualë të rinj revolucionarë socialistë që besonin në efikasitetin e terrorizmit, Narodnaya Volya u themelua në vjeshtën e vitit 1879 nga ndarja e një organizate të mëparshme revolucionare të quajtur Zemlya i Volya (“Toka dhe Liria”).

Narodnaya Volya vazhdoi të mbështeste aktet e dhunës revolucionare në një përpjekje për të nxitur revoltën masive kundër carizmit, duke kulmuar me vrasjen e suksesshme të Carit Aleksandër II në mars 1881-ngjarja për të cilën grupi mbahet mend më tepër.

‘Dora e Zezë’

Simboli i ‘Dorës së Zezë’ serbe

Dora e Zezë ishte një shoqëri sekrete e fillimit të shekullit të 20-të që përdorte metoda terroriste në një përpjekje për të çliruar serbët jashtë kufijve të Serbisë nga sundimi osman dhe austro-hungarez dhe për t’i bashkuar ata në një Serbi të Madhe. Austro-Hungaria ishte objektivi kryesor i Dorës së Zezë dhe vrasësit e grupit do të vazhdonin të vrisnin arkidukën austriak Franz Ferdinand në vitin 1914.

Themeluesit e grupit u mblodhën për herë të parë kur oficerët e vegjël, të udhëhequr nga një kapiteni i atëhershëm Apis, filluan një grusht shteti që kulmoi me vrasjen e mbretit dhe mbretëreshës serbe në vitin 1903.

Dragutin Dimitrijević “Apis” (në të djathtë) dhe aleatët e tij.

Organizata trajnoi guerrila, diversantë, propagandues dhe vrasës dhe i dërgoi në perandorinë e Habsburgëve për ta destabilizuar atë me terrorizëm dhe për të nxitur nacionalizmin dhe pakënaqësinë midis nënshtetasve të saj serbë.

Serbia ishte një sponsor i plotë shtetëror i terrorizmit në atë epokë, pasi udhëheqja e Dorës së Zezë përbëhej kryesisht nga zyrtarë të lartë serbë dhe oficerë të ushtrisë, duke përfshirë princin e kurorës, dhe qeveria serbe ishte e informuar mirë për aktivitetet terroriste të grupit. Apis, i cili kishte udhëhequr grushtin e shtetit që vrau familjen mbretërore në vitin 1903, ishte ngritur në gradën kolonel në krye të inteligjencës ushtarake të Austrisë deri në vitin 1914 dhe ishte anëtari kryesor i Dorës së Zezë. Atë vit, ai kurdisi një komplot për të dërguar vrasës për të vrarë pasardhësin e fronit të Austrisë, kryedukën Franz Ferdinand.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026