Takimi Lukashenko-Putin, biseda që përcaktojnë të ardhmen e Minsk
Ndërsa të gjithë kërkojnë që t’i jepet fund krizës politike në Bjellorusi, presidenti Aleksandër Lukashenko pritet të takohet këtë të hënë në Moskë me homologun rus Vladimir Putin, cilësuar shpesh prej tij si vëllai i madh.
Kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendin e Lukashenkos që prej datës 9 gusht, kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, të cilat kontestohen nga opozita dhe nuk njihen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.
Por nga ana tjetër shefi i Kremlinit e njeh zotin Lukashenko si liderin legjitim të Bjellorusisë e madje ka deklaruar se është gati të dërgoje forcat ruse nëse për shkak të protestave situata del jashtë kontrollit.
Disa analistë spekulojnë se Z. Putin do të kërkojë lidhje më të thella ekonomike dhe politike me Minsk si çmim për mbështetjen e tij.
Bisedimet mes dy liderëve pritet të zhvillohen në një rezort rus në Soçi ndërsa një stërvitje e përbashkët ushtarake fillon pranë qytetit perëndimor Bjellorus Brest.
Deri më tani lideri bjellorus nuk ka kthyer asnjë përgjigje nëse do të pranojë të hyjë në dialog me opozitën me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar sikundër OSBE.
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të gjendet gjuha e dialogut ndërsa është duke u përgatitur edhe një listë me emra zyrtarësh ndaj të cilëve do të ndërmerren sanksione për dhunë ndaj protestuesve dhe manipulim të zgjedhjeve.
Nëse Lukashenko siguron mbështetje nga Putini për të shuar kundërshtimin ndaj sundimit të tij, do të ishte e rëndësishme në krijimin e së ardhmes së Bjellorusisë.
Nga ana tjetër protestat kundër presidentit Lukshenko vijojnë në rrugët e Minsk, me mijëra qytetarët kërkojnë largimin e tij, ku nuk mungojnë as përplasjet me policinë e po ashtu edhe arrestimet e qindra protestuesve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta