Biden sfidon Trump për presidentin e 46-të të SHBA-ve

14 Shtator 2020 | 17:38

Republikani Donald Trump dhe demokrati Joe Biden kanë edhe 50 ditë kohë për të bindur amerikanët se njëri prej tyre është kandidati më i mirë për t’u votuar udhëheqës i shtetit në zgjedhjet presidenciale të parashikuara të mbahen më 3 nëntor.

Këto zgjedhje paraqesin një sfidë, jo vetëm për shkak të kandidatëve në garë, por edhe për kushtet në të cilat do të zhvillohen votimet.

Trump kërkon rizgjedhjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e coronavirus, menaxhimi i së cilës ka sjellë jo pak kritika në adresë të presidentit aktual.

Megjithatë, me parimin “Amerika e para”, Trump e bazon fushatën e tij te fuqizimi i ekonomisë së brendshme dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Në anën tjetër, Biden vjen me propozimin për politika më gjithëpërfshirëse dhe menaxhim më të mirë të pandemisë, premtime të cilat e shohin atë të udhëheqë në sondazhet paraprake kombëtare kundrejt rivalit të tij.

Megjithatë, për kampin demokrat, nuk është i mjaftueshëm ky rezultat i hershëm. Në 2016, sondazhet nuk arritën të parashikonin trendin për elektoratin gri, që së bashku me shtresën e mesme, i dhanë fitoren republikanëve.

50 ditë nuk është një kohë e gjatë, por është një hapësirë e mjaftueshme që gara të ndryshojë. Ndërsa janë ezauruar pika kyçe të përballjes, si përzgjedhja e kandidatëve për zëvendës president dhe konventat kombëtare, të tjera ngjarje madhore pritet të vijnë, përfshi edhe tre debatet kokë-më-kokë, i pari i të cilëve do të mbahet më 29 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026