Shpallet projekti fitues për ndërtimin e tunelit të Llogorasë
Ministria e Infrastrukturës ka përzgjedhur projektin fitues për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k..
Projekti parashikon hapjen e e dy tuneleve ku njëra do të shërbejë për kalimin normale kurse tjetri do të përdoret në raste emergjente.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.
Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre. Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve.
Gjatë aktivitetit ku u prezantuan projektet ministrja Belinda Balluku u shpreh se, pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse.
Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Ndërsa për ministrin e Turizmit, Blendi Klosi ndërtimi i kësaj vepre do të ketë një ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në zonën e bregdetit të jugut pasi do t’ju krijojë mundësi më të shumta investitorëve për të vijuar me investimet e tyre.
Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta