Musk rikthen Trump në Twitter
Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka deklaruar se profili i Donald Trump në rrjetin social është riaktivizuar, pas një sondazhi në të cilin një shumicë e vogël përdoruesish mbështeti lëvizjen.
“Njerëzit folën”, ishte reagimi i Musk, sipas të cilit 51.8% e mbi 15 milionë përdoruesve të Tëitter votuan pro riaktivizimit.
Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformën online, pasi më herët ka deklaruar se, nuk sheh ndonjë arsye për ta bërë këtë.
Profili i tij u pezullua në 2021-shin për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.
Menaxherët e mëparshëm të Twitter vepruan pak ditë pasi mbështetësit e Trump bastisën godinën e Capitol Hill më 6 janar.
Disa qindra protestues hynë në kompleks teksa Kongresi amerikan përpiqej të certifikonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna e nxitur çoi në vdekjen e 4 civilëve dhe një oficeri policie.
Menjëherë pas kryengritjes, profilet e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe YouTube,
të cilat kishin dhjetëra milionë ndjekës, u pezulluan gjithashtu.
Disa muaj më vonë, ish-kreu i shtetit publikoi rrjetin e tij social, Truth Social. Ndërsa më herët gjatë javës, ai njoftoi se do të garojë sërish për president në 2024-n.
Sa i takon Musk, ai mori nën kontroll Twitter-in në tetor, në kuadër të një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta