Greqia rimbyll shkollat, pezullohet mësimi në 5 institucione
Autoritetet arsimore në Greqi njoftuan të enjten mbylljen e përkohshme të 5 shkollave për shkak të rasteve të reja me koronavirus, të konstatuara tre ditë nga rihapja e tyre.
Tre prej shkollave iu kërkua të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 18 shtator, pasi punonjësit e saj dolën të infektuar, ndërsa 2 shkollat e mbetura do të qëndrojnë të mbyllura deri më 27 shtator.
Krahas kësaj, një zyrtar i arsimit në Lesvos tha se, të gjitha shkollat në ishull do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 21 shtator, për shkak të rritjes së infektimeve në ishull.
Bëhet fjalë për herën e dytë që ishulli shtyn rihapjen e institucioneve arsimore, që ishte planifikuar të ndodhte të mërkurën.
Ekspertë nga bordi për shëndetin publik të Greqisë paralajmëruan se infektimet mund të arrijnë deri në 1 mijë raste në ditë dhe se sistemi shëndetësor i vendit mund të hyjë në kolaps nëse qytetarët nuk veprojnë me kujdes apo nuk zbatojnë masat.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas konfirmoi një ditë më parë mundësinë e një bllokade të dytë në disa qytete.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta