Rritja e rasteve me coronavirus në Evropë, disa shtete ashpërsojnë masat
Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar po përgatiten që me stinën e dimrit të shtohen edhe rastet me coronavirus. Ata paralajmërojnë se do të përforcojnë kufizimet dhe do të përgatisin fonde shtesë për shërbimin shëndetësor.
Masa të reja janë vendosur në Anglinë verilindore, përfshirë ndalimin e shoqërimit edhe brenda familjeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet kundër relaksimit të masave në Evropë.
“Në pranverë dhe në fillim të verës, ne ishim në gjendje të shihnim ndikimin e masave të rrepta të bllokimit. Përpjekjet tona, sakrificat u shpërblyen. Në qershor, rastet arritën një minimum të të gjitha kohërave. Rritja e të infektuarve gjatë shtatorit, duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne. Megjithëse këta numra pasqyrojnë testime më gjithëpërfshirëse, kjo gjithashtu tregon nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin”, është shprehur Hans Kluge, drejtuesi i OBSH në Evropë.
Një mesazh i tillë vlen edhe për Francën, e cila ka vendosur të shkurtojë periudhën e karantinës për rastet e dyshuara nga 15 në 7 ditë. Megjithatë qarkullimi i virusit po detyron qeverinë të vendosë masa në qytete si Lion dhe Nisë.
“Në zonat ku tashmë janë marrë masa të forta, veçanërisht Marseja dhe Guadelupa, nëse gjendja shëndetësore nuk përmirësohet dhe numri i njerëzve që hyjnë në kujdes intensiv vazhdon të rritet, mund të ndërmerren masa edhe më të forta”, thotë Olivier Veran, ministri francez i Shëndetësisë.
Edhe në Madrid duket se virusi nuk është nën kontroll. Qeveria lokale kërkoi ndihmë nga qeveria qendrore dhe do të ndërmarrë bllokime të reja në jug të rajonit.
Lexoni gjithashtu:
Madrid, qeveria rajonale shqyrton kufizimin e lëvizjeve dhe grumbullimet
Greqia rimbyll shkollat, pezullohet mësimi në 5 institucione
Covid në Evropë, alarmi i OBSH: Infektimet më të larta se piku i parë i koronavirusit
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta