Johnson paralajmëron britanikët: Vala e dytë e pashmangshme

18 Shtator 2020 | 20:06

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme për Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë arsye, ka thënë ai gjatë një vizite në një kantier ndërtimi, qeveria ndërmori masa të reja, mes të cilave ajo që njihet si rregulli i gjashtës, që parashikon grumbullime njerëzish në ambjente të brendshme dhe të jashtme deri në 6 persona.

“Natyrisht, ne po ndjekim me vëmendje përhapjen e pandemisë, që në ditët e fundit ka evoluar dhe nuk mund të vihet në dyshim. Po e shohim atë në Francë, po e shohim në Spanjë dhe në të gjithë Evropën. Ndaj, kam frikë, se është e pashmangshme edhe për vendin tonë”, ka deklaruar Johnson.

Kreu i ekzekutivit britanik është shprehur se nuk e dëshiron një bllokadë të dytë dhe se dëshiron t’i mbajë subjektet publike dhe private hapur.

Në këtë aspekt, ai ka vlerësuar me nota pozitive rihapjen e shkollave dhe ka theksuar se e hapur duhet të mbetet edhe ekonomia dhe bizneset e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026