Pajisje e re për testimin e covid që përdoret në kushte shtëpie

19 Shtator 2020 | 07:13

Kompania Silicon Valley ka marrë aprovimin të enjten nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, të vogël sa dora, që teston individin për COVID-19. Risia është se pajisja “Visby Medical”, e para në llojin e vet, ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e coronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda një intervali kohor të shkurtër prej disa minutash.  

“Autorizimi i Përdorimit Emergjent (EUA) që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë. Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme… Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam de la Zeda, themelues hde CEO i “Visby Medical”.

Gjithashtu kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

“Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Por gjithashtu do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati I diagnozës është pozitiv”, tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.

Sipas doktorëve kryesorë të këtij projekti edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit.

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara, në prag të daljes së vaksinës së COVID-19 të komunikuar nga presidenti I vendit, vazhdojnë të nxisin për testime sa më praktike, e që të jenë edhe mesatarisht me kosto të ulëta për popullsinë.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026