Zbulohet lënda e rrezikshme helmuese në letrën e drejtuar presidentit Trump

20 Shtator 2020 | 09:43

Një zyrtar amerikan ka njoftuar se është zbuluar lënda helmuese ricin në zarfin e një letre adresuar presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Letra është kapur në një zyrë qeveritare e cila skanon të gjithë letrat që mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, tha zyrtari për Associated Press.

Sipas një hetimi paraprak, lënda helmuese mendohet se ka qenë ricin.

Zyrtari tha më tej se nuk është i autorizuar të flasë pas çështja është në hetim dhe pranoi të flasë vetëm në kushte anonimati.

Hetuesit federalë po punojnë për të zbuluar prejardhjen e letrës dhe dërguesin e saj teksa hetimi po kryhet nga FBI, Shërbimet Sekrete dhe Shërbimi i Inspektimit Postar të SHBA.

FBI tha përmes një deklarate se agjentët po punojnë për të hetuar “letrën e dyshimtë që ka mbërritur në kutinë postare të qeverisë amerikane” dhe se “nuk ka rrezik për sigurinë publike”.

Një veteran i marinës u arrestua në 2018 dhe pranoi se kishte dërguar presidentit Trump dhe anëtarëve të administratës së tij zarf që përmbanin ricin.

Në 2014, një burrë nga Misisipi u dënua me 25 vjet heqje lirie pasi i kishte dërguar letra me ricin ish-presidentit Barack Obama.

 

Lexoni gjithashtu: 

Helmimi i liderit të opozitës ruse, laboratori gjerman gjen gjurmë të agjentit Novichok në shishen e ujit

Qeveria gjermane konfirmon se Alexei Navalny është helmuar me Novichok

Zarfët nga Serbia të helmuara

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026