Katastrofa e Fukushimës, hapet në Japoni muzeu që rrëfen tragjedinë e vitit 2011
Muzeu i parë publik që tregon trashëgiminë e aksidentit bërthamor të vitit 2011 është hapur të dielën në prefekturën e Fukushimës, në veri-lindje të Japonisë.
Muzeu në fjalë, që shërben si memorial i tërmetit të madh dhe katastrofës nukleare që pasoi, ndodhet në qytetin Futaba, ku në mars u hoq urdhri për evakuimin e popullsisë.
Futaba është një nga qytetet ku ndodhet impianti bërthamor i Fukushimës, tre reaktorë të të cilit u shkrinë pas tërmetit masiv dhe cunamit të marsit të vitit 2011.
“Përpjekjet për të imagjinuar eksperiencën tonë nuk mjaftojnë. Kush do të mësojë më shumë duhet të vijë këtu”, rrwfen njw banor i zonws.
Muzeu ka ekrane të mëdha që tregojnë se si dukeshin komunitetet menjëherë pas aksidentit dhe se si ata u larguan nga zona.
Rreth 150 objekte dhe video janë në dispozicion të vizitorëve, të cilat tregojnë edhe përpjekjet e dekontaminimit dhe impaktin e zgjatur të aksidentit.
Gjithashtu, atje do të ketë edhe banorë vendas që do të rrëfejnë eksperiencat e tyre.
Hapja e muzeut ishte planifikuar fillimisht për në korrik, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet