Tërmet 4.7 ballë në ishullin grek
29 Nëntor 2022 |
08:21
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin grek të Evias mëngjesin e sotëm pak pas orës 06:30.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë, raporton Kathimerini.
Pas kësaj, gati një orë më vonë, pasuan dy tërmete të reja, në të njëjtën zonë, me magnitudë 4.1 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë gazetat greke.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte në zonën detare, pesë kilometra nga bregu i Zarakes në Evia, në anën juglindore të ishullit dhe ishte në një thellësi prej 13.3 kilometrash.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta