Koreja e Jugut paralajmëron: Do përgjigjemi nëse Pheniani vijon testet bërthamore
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol paralajmëroi për një përgjigje të përbashkët të paprecedentë me aleatët nëse Koreja e Veriut vijon testet bërthamore.
Ai i kërkoi Kinës që të ndihmojë në largimin e Veriut nga ndjekja e zhvillimit të ndaluar të armëve bërthamore dhe raketave, shkruan Reuters.
Yoon i bëri thirrje Kinës, aleatit më të ngushtë të Koresë së Veriut, që të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presidenti u shpreh se mosbërja e kësaj do të çonte në një shtim të aseteve ushtarake në rajon.
“Ajo që është e sigurt, është se Kina ka aftësinë të ndikojë në Korenë e Veriut dhe Kina ka përgjegjësinë për t’u përfshirë në proces I takonte Pekinit të vendoste nëse do ta ushtronte atë ndikim për paqen dhe stabilitetin”, theksoi ai.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha këtë javë se vendi i tij synon të ketë forcën bërthamore më të fuqishme në botë.
Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së thonë se Pheniani mund të përgatitet të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë që nga viti 2017.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta