Jeta nënujore në rrezik nga ulja e nivelit të oksigjenit në oqeane

8 Dhjetor 2019 | 17:30

Shumë specie të jetës nënujore janë në rrezik për shkak të ngrohjes globale dhe ndotjes së lëndëve ushqyese, sipas një raporti të publikuar në Samitit e Klimës të OKB-së në Madrid.  

Hulumtimi i organizatës Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili ka përdorur një nga sondazhet më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë, ka zbuluar nga analizat e kryera në 700 vende të ndryshme nëpër oqeane, se ka një ulje të konsiderueshme të nivelit të oksigjenit krahasuar me vitet 1960.

Dan Laffoley, bashkë-redaktori i këtij raporti si dhe këshilltar i lartë i shkencave detare në organizatën IUCN ka thënë: “Kjo mund të jetë ndoshta thirrja përfundimtare për ndërgjegjësim për eksperimentet e pakontrolluara që po kryejnë humanët”.

Autorët kanë thënë se peshku ton dhe peshkaqenët janë shumë të ndjeshëm ndaj sasive të vogla të oksigjenit për shkak të përmasave të tyre dhe nevojës që ata kanë për energji.  

Raporti i Organizatës Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) gjithashtu zbuloi se këto specie janë të detyruara t’i drejtohen ujërave të cekëta, por aty ju kanosen rreziqe të tjera, si për shembull peshkimi.

Ndotja e lëndëve ushqyese është një nga shkaqet kryesore të pakësimit të oksigjenit në oqeane.

Kjo vjen kryesisht nga plehu bujqësor, kanalizimet e ujërave të zeza si dhe mbeturinat e kafshëve dhe të akuakulturës. Ato shkaktojnë rritje të tepërt të algave të cilat pasi dekompozohen, ulin nivelin e  oksigjenit.

Raporti gjithashtu fajëson dhe ngrohjen globale.

Shtimi i nivelit të dyoksidit të karbonit ka rritur efektin serë, duke sjellë kështu ngrohjen e planetit. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj nxehtësie përthithet nga oqeanet, por ujërat e ngrohtë mbajnë sasi më të vogla oksigjeni.

Sipas këtyre rezultateve, nëse kjo gjendje nuk vjen drejt përmirësimit, atëherë parashikohet se oqeanet do të humbin 3-4 për qind të oksigjenit të tyre deri në vitin 2100.

Më tej, në raport shkruhet se këto humbje parashikohen të ndodhin më tepër në pjesën e sipërme të ujit, aty ku ndodhet dhe larmia më e madhe e specieve të detit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026