Një ilaç i ri për Alzheimerin, cilësohet zbulim i rëndësishëm
Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që besohet se ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer, forma më e shpeshtë e harresës.
Megjithatë, ilaçi Lecanemab ka efekt të vogël dhe ndikimi i tij në përditshmërinë e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje është duke u diskutuar, shkruan REL.
Sipas studimeve, ilaçi e ka ngadalësuar përkeqësimin e sëmundjes për një të katërtën përgjatë 18 muajve të trajtimit.
Ilaçi, gjithashtu, besohet se funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, andaj shumë njerëz kanë mundësi të kalojnë nëpër disa faza derisa ta identifikojnë atë.
Lecanemab sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer.
Ai është antitrup – sikurse ata që krijon trupi për të luftuar viruset dhe bakteret – i cili është krijuar për të mësuar sistemin imunitar që të pastrojë nga truri proteinat e dëmshme.
Aktualisht personave që vuajnë nga kjo sëmundje u përshkruhet një terapi vetëm për menaxhim të simptomave, mirëpo asnjëra nuk e lufton atë.
Në studimin e ri janë përfshirë 1.795 vullnetarë, të diagnostikuar në fazë të parë të sëmundjes.
Atyre u janë dhënë dozat e ilaçit të ri çdo katër ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta