Ukraina dhe Rusia në përpjekje për të arritur një marrëveshje
Ukraina dhe Rusia do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje dhe t’i japin fund luftës në rajonin lindor në Ukrainë.
Presidentët e të dyja shteteve do të takohen për herë të parë gjatë të hënës. Ata mund të nënshkruajnë armëpushim dhe të bien dakord për një këmbim të burgosurish. Por analistët politikë mbeten skeptikë për arritjen e një kompromisi.
“Ky takim është i rëndësishëm sepse është i pari në tre vite dhe i pari që përball Putin dhe Zelenski, por nuk duhet të jem shumë optimist. Eshtë e qartë se shumë njerëz besojnë se nuk pritet ndonjë arritje e madhe në këtë takim”, është shprehur Amanda Paul, një analiste në Qendrën e Politikave Europiane.
Presidenti i ukrainës, Vladimir Zelenski duket se ka shumë pak mundësi për lëvizje. Shumë ukrainas besojnë se ai tashmë ka bërë një lëshim të madh duke tërhequr disa trupa nga linja e kontaktit.
Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk duket se ka iniciativa të zgjidh gjërat, edhe pse Franca flet për rivendosjen e marrëdhënieve me Moskën. Por Bashkimi Europian qëndron i vendosur.
“Nuk e di se çfarë do të sjellin negociata. Por nga këndvështrimi im është e qartë se me Rusinë duhet të kontrolloni politikën e sanksioneve për sa kohë që nuk ka përparime dhe për momentin nuk ka”, tha Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian.
Por pika kryesore e këtyre negociatave do të jetë rregullimi i kushteve për zgjedhjet në zonën e Donbasit. Ukraina dëshiron së pari, të rimarrë veten nga kontrolli rus në kufi, siç u ra dakord gjatë negociatave në Minsk.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta