Protesta në Bjellorusi, opozita manifeston kundër betimit të Lukashenkos
Forcat bjelloruse të sigurisë arrestuan persona të shumtë dhe qëlluan gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e njerëzve të mbledhur në rrugët e Minskut për të protestuar kundër betimit të presidentit Alexander Lukashnko.
Duke injoruar thirrjet për t’i dhënë fund pushtetit 26-vjeçar, Lukashenko u betua për mandatin e tij të gjashtë të siguruar pas zgjedhjeve të 9 gushtit, që opozita dhe faktori ndërkombëtar i cilësoi të manipuluara.
Opozita e ish-republikës sovjetike, që po përjeton protesta prej më shumë se 6 javësh, kërkon dorëheqjen e presidentit dhe e ka cilësuar betimin e tij ilegjitim.
“I ashtuquajturi inaugurim është një farsë. Në të vërtetë, Lukashenko sapo dha dorëheqjen. Kjo do të thotë se urdhrat e tij për ushtrinë dhe forcat e sigurisë nuk janë më legjitimë dhe s’mund të ekzekutohen. Unë, Sviatlana Tsikanovskaya, jam e vetmja lidere e zgjedhur nga populli bjellorus. Detyra jonë tani është të ndërtojmë një Bjellorusi të re”, ka deklaruar Sviatlana Tsikhanovskaya, lidere e opozitës, Bjellorusi.
Normalisht, ceremonia do të ishte mbajtur si një event i rëndësishëm shtetëror, por ndryshe nga herët e tjera kaloi pa paralajmërim.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta