Pandemia e bën papunësinë e Spanjës më të lartën në BE

24 Shtator 2020 | 06:28

Papunësia në spanjë ka arritur nivelet më të larta, sipas KE. Vendi ka pasur nivele shqetësuese papunësie që përpara, por pandemia vetëm sa i ka shtuar këto shifra.

Papunësia mes të rinjve në Spanjë ka arritur 41.7%, që është 10% më lart se në Itali, një tjetër vend i goditur nga pandemia.

Hulia Partal, e cila sapo është diplomuar nga një kurs turizmi dhe marketingu, tha se pandemia ia ka prishur të gjitha planet për të ardhmen.

“kisha në plan të gjeja një punë me kohë të pjesshme e të mblidhja para, teksa mendoja se çfarë do të bëja më vonë. Në shkurt doja të udhëtoja në Azi e të mësoja gjuhën kineze”, tha ajo.

“Por tani është e vështirë të gjej punë të tilla, sepse doja të punoja në industrinë e turizmit, siç bëra vite më parë. Ose të punoja në ndonjë muze, te Sagrada Familia”, tha ajo.

Shumë të rinj janë duke hasur situata të tilla në një vend ku situata ishte kritike që para pandemisë. Asnjë vend në BE nuk kishte aq shumë punëtorë me punë të përkohshme sa Spanja, dhe siguria në punë ishte diçka e rrallë mes brezave të rinj.

Për bashkinë e Barcelonës, përmirësimi i këyre kushteve ka qenë përparësi. Raquel Gil, Komisioneri i Barcelonës për punësim dhe siguri tha për Euroneës se të rinjtë nuk janë të vetmit që janë prekur nga kriza, por kanë pësuar goditjen më të ashpër, dhe në një kohë shumë të shkurtër, duke parë t’u dëmtohen edhe karrierat profesionale.

Si zgjidhje, ekspertët mendojnë se duhet investuar në sektorin e industrisë dixhitale. Të rinjtë i mësojnë këto aftësi vetë, duke hyrë në internet, por qeveritë duhet të krijojnë mundësinë që të gjejnë të dhëna falas dhe trajnime, sipas Raul Sançez, menaxher i inovacionit nga “Barcelona Aktiva”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026