Skllavëria moderne, ONP kritika vendeve të pasura për indiferencën
Një në 150 persona në botë janë skllevër të kohëve moderne, ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Punën. Thuajse gjysma e tyre janë të përfshirë në punë të detyruar dhe 1 në 8 prej tyre janë fëmijë.
Gratë janë të prirura të angazhohen në punë shtëpie, ndërsa burrat në ndërtim. Shfrytëzimi seksual përfaqëson më shumë se gjysmën e të gjitha formave të punës së detyruar.
Shpesh herë të bllokuar nga borxhet e mëdha, të izoluar dhe subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, t’i shpëtosh punës së detyruar është e vështirë, sidomos për emigrantët.
Më shumë se gjysma e punës së detyruar ndodh në vendet me të ardhura të mesme e të larta.
Një formë më pak e njohur e skllavërisë moderne është martesa e detyruar. Vajzat në vendet e varfra janë më të rrezikuarat, me dy të tretat e viktimave që detyrohen të martohen janë femra dhe mes tyre, tre të katërtat janë nën 15 vjeç.
Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se mjetet për t’i dhënë fund skllavërisë moderne ekzistojnë. Por, konfliktet, pandemia dhe varfëria ngadalësojnë procesin.
Gjithashtu, zakonet patriarkale dhe stigmatizimi i marrëdhënieve seksuale bëjnë që fundi i trafikimit për qëllime të tilla dhe për martesat e detyruara të jetë larg.
Por, si në rastin e martesave ashtu edhe në atë të punës së detyruar, autoritetet kanë fuqinë të përforcojnë ligjet. Kjo vlen veçanërisht në rastet e punës së imponuar nga shteti.
Kombet e Bashkuara janë zotuar t’i japin fund të gjitha formave të skllavërisë moderne brenda 2030-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)