BE dhe SHBA e cilësojnë të paligjshëm betimin e presidentit bjellorus

24 Shtator 2020 | 10:56

Bashkimi Evropian e cilëson të paligjshëm betimin e Aleksandër Lukashenko si president i Bjellorusisë.

“ I ashtuquajturi përurim dhe mandati i ri i pretenduar nga Aleksandër Lukashenko nuk kanë asnjë legjitimet demokratik. Përurimi kundërshton drejtpërdrejt vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve të Bjellorusisë të cilët protestojnë që nga dita e zgjedhjeve. Ky betim thellon edhe më tej krizën politike në Bjellorusi” thuhet në deklaratën e 27 vendeve anëtare të unionit.

Edhe një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit deklaroi se Lukashenko nuk është presidenti legjitim i Bjellorusisë.

Një ditë më parë në një ceremoni të paparalajmëruar 66-vjeçari u betua për një mandat të gjashtë në krye të shtetit edhe pse opozita dhe faktori ndërkombëtar nuk i njohin rezultate e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit te fituara nga Lukashenko.

Përurimi u bw pas gjashtë javësh zhvillimesh intensive, teksa shumë vende perëndimore nuk i njohën si të pranueshme zgjedhjet që i dhanë Lukashenkos 80% të votave.

Opozita e përfaqësuar nga tri gra, disa prej të cilave po zinin vendin e partnerëve të burgosur nga policia, e ftoi popullin në protesta që zgjatën me javë të tëra dhe që krijuan përplasje të dhunshme.

Përgjigjja e Lukashenkos ishte me dorë të hekurt, aq sa dy prej grave opozitare braktisën vendin dhe u strehuan në shtete fqinje.

I bindur që bëhet fjalë për një ndërhyrje nga perëndimi për të prishur rendin dhe qetësinë në vendin e tij, Lukashenko nuk ngurroi të dërgojë ushtrinë në kufi dhe t’i kërkojë Putinit që të shprehet haptazi që në rast sulmi, Rusia do të ndërhynte ushtarakisht për ta ndihmuar.

Protestat, ndërkohë, kanë parë me qindra të arrestuar e të keqtrajtuar. Shumica e pamjeve kanë ardhur nga llogari anonime në rrjete shoqërore, si aplikacioni “Telegraf”, pasi media në Bjellorusi ka pasur censurë deri në pikën sa gazetarët dhe teknikët e televizionit shtetëror u detyruan të japin dorëheqjen.

Përgjigjja e Lukashenkos ndaj dorëheqjes së gazetarëve ishte se dhe po të mbeteshin vendet bosh, do të merrte gazetarë nga Rusia që mediat të vazhdonin punën.

Teksa të gjitha vendet perëndimore i bëjnë thirrje të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve e të garantojë zgjedhje të lira, kryetari i OSBE-së, Edi Rama, i bëri Bjellorusisë kërkesë zyrtare për të shkuar në Minsk e për të ndërmjetësuar bisedimet, gjë që është refuzuar nga qeveria vendase.

Pasi refuzoi ndërmjetësime nga perëndimi, Lukashenko ndërmori hapa edhe më ekstremë, duke mbyllur kufijtë me dy vendet fqinje, Poloninë dhe Lituaninë, qeveritë e të cilave kanë mbështetur opozitën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026