Valë arrestimesh në Turqi, mbi 80 persona në pranga, opozita: Erdogan do të na mbyllë gojën
Autoritetet turke urdhëruan të premten arrestimin e 82 personave, përfshirë anëtarë të partisë opozitare pro-kurde, në lidhje me protestat e dhunshme të vitit 2014 kundër zaptimit nga Shteti Islamik i qytetit kurd të Kobanes.
Protestuesit mbushën rrugët në zonën jug-lindore të Turqisë në tetor të 2014-ës, duke akuzuar ushtrinë turke se mbështeti pushtimin që grupi terrorist i bëri qytetit, fare pak larg kufirit me Sirinë. Protestat çuan në vdekjen e 37 personave.
Ankaraja akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si grup militant që nxit protestat. Gjithashtu, ajo akuzon Partinë Demokratike Popullore pro-kurde për lidhje me PKK-në dhe mbështetje të manifestimeve.
Nga ana e tij, ky subjekt politik, i treti më i madh në Parlament, e mohon një gjë të tillë.
“Qeveria kërkon të frikësojë opozitën duke i mbyllur gojën partisë tonë dhe duke përhapur frikën në radhët e publikut. Por ne nuk do të heshtim. Jemi të sigurt se publiku dhe opozita politike nuk do të frikësohen. Së bashku do të mposhtim atmosferën e frikës që pushteti po mundohet të imponojë,” – shprehet Mithat Sancar, kryetar i Partisë Demokratike Popullore.
Ndërkohë, prokurorët në Ankara deklaruan se arrestimet u urdhëruan për shkak të thirrjeve të shumta për protestë dhe për kryerjen e sulmeve terroriste.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta