Bilanci global i COVID: Mbi 32.1 milionë të infektuar dhe 980 mijë viktima
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në rang global kaloi kuotën e 32.1 milionëve, ndërsa bilanci i viktimave arriti mbi 980 mijë persona, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura, si për nga numri i infektimeve ashtu dhe nga ai i vdekjeve. Përkatësisht, Amerika llogarit rreth 6 milionë e 870 mijë raste dhe mbi 200 mijë e 700 vdekje, India, mbi 5.8 milionë infektime dhe 92 mijë e 290 vdekje, ndërsa Brazili mbi 4.6 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 138 mijë e 900 vdekje.
Pas tyre, sa i takon rasteve vijnë Rusia, Kolumbia, Peruja dhe Meksika. Kjo e fundit renditet e katërta në botë për sa i takon vdekjeve, me thuajse 75 mijë viktima.
Në Evropë, e para për nga numri i vdekjeve renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 41 mijë e 900 raste, e ndjekur nga Italia me mbi 35 mijë, Franca me mbi 31 mijë dhe po aq edhe Spanja.
Mes tyre, më shqetësuese duket situata në Britani, ku qeveria ka etiketuar Londrën si një vatër potenciale të epidemisë dhe në të ardhmen qyteti mund t’i nënshtrohet një bllokade të pjesshme.
Sipas drejtorëve rajonalë të OBSH-së, kontinentet amerikane mbeten megjithatë më të prekurat me mbi 15.9 milionë raste aktive dhe mbi 540 mijë vdekje.
Lexoni gjithashtu:
Italia po reziston. Ja përse në vendin fqinj nuk është verifikuar ende vala e dytë
Alarmi i OBSH-së: Vdekjet nga COVID mund të arrijnë në 2 milionë para vaksinës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta