‘Zvicra për zviceranët’, sot votohet nëse do të lejohet apo jo lëvizja e lirë me vendet e BE-së

27 Shtator 2020 | 07:06

Zvicra për zviceranët. Këtë të diel qytetarët në Zvicër votojnë në një referendum ku do të vendosin nëse qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të lejohen të punojnë dhe të jetojnë në vend. Zvicra nuk është pjesë e unionit, por ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme, sikundër ajo e lëvizjes së lirë të njerëzve.

Qeveria zvicerane, sindikatat dhe shoqatat fetare thanë se janë në favor të opsionit “Jo”, por shumë qytetarë do të ishin të gatshëm të shprehnin pëlqimin e tyre për pyetjen e paraqitur nga e djathta konservatore. Me pak fjalë, vendi bëhet gjithnjë e më shumë si Mbretëria e Bashkuar, po me pak ndryshim.

“Mbretëria e Bashkuar ishte një anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, kështu që është një divorc. Ne ishim thjesht në një miqësi dhe do ta riorganizojmë atë miqësi, por në një mënyrë pak më ndryshe”, thotw Yves Nidegger, ligjvënës i Partisë Popullore Zvicerane.

Sipas tij, ‘Për Zvicrën’, e cila nuk është anëtare e BE-së, traktatet e nënshkruara me Brukselin janë anashkaluar dhe për këtë arsye do të duhet të rishikohen plotësisht.

“Për ekonominë zvicerane është thelbësore, sepse partneri numër 1 është Bashkimi Evropian. Kështu që ne duhet të vazhdojmë ta kemi këtë raport, që është një lidhje shumë e fortë. Është ana historike, por edhe gjeografike,  sepse Zvicra është në zemër të Evropës dhe ju duhet vetëm një hartë për ta parë këtë. Dhe partnerët tanë të privilegjuar janë evropianët”, shprehet Michel Matter, Ligjvënësi i Partisë së Gjelbër Liberale.

Nëse propozimi do të kalonte, ai do të rrezikonte një lloj Brexit Zviceran, me dëmtime serioze, siç ka thënë qeveria, për ekonominë zvicerane.

Nga njëra anë, do të kishte një rënie neto të punës, po ashtu edhe të PBB. Për të mos përmendur që 500.000 shtetas zviceranë që punojnë jashtë vendit do të humbnin gjithashtu punën e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026