Përplasje ushtarake midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, raportohet për viktima

27 Shtator 2020 | 09:41

Të dielën u regjistruan përplasje ushtarake midis forcave azere dhe atyre armene. Tensionet në rritje midis dy vendeve erdhën si rezultat i rajonit me shumicë armene të Nagorno-Karabah, të cilët pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, shpallën autonominë nga Azerbajxhani.

Pavarësisht arritjes së një armëpushimi në vitin 1994, të dy shtetet kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme në kufi dhe pranë rajonit të Nagorno-Karabah.

Ministri i Mbrojtjes së Armenisë deklaroi se trupat armene shkatërruan tri tanke dhe dy helikopterë azerë, në përgjigje të sulmeve të kryera ndaj popullsisë civile në Kryeqytetin e Provincës Autonome, Stepanakert.

Në një postim në Twitter, kryeministri armen Nikol Pashinyan shkroi: “Mbështesim ushtrinë tonë për mbrojtjen e mëmëdheut ndaj pushtimit dhe agresionit azer.” 

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Azerbajxhanit, me anë të këshilltarit të presidentit, Hikmet Hajiev, i cili u shpreh se forcat azere kishin kontroll të plotë në front ndaj armikut dhe se ushtria armene kishte sulmuar pozicionet ushtarake dhe civile në kufi pa provokim.

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Azerbaixhanit, nga këto sulme kishin mbetur të vrarë dhjetëra persona dhe se kundërpërgjigja ushtarake ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës civile që banon përgjatë kufirit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026