Fluturim privat rreth Hënës, miliarderi japonez u ofron udhëtimin falas 8 personave

9 Dhjetor 2022 | 10:55

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa njoftoi të premten personat e përzgjedhur për të marrë pjesë në fluturim, në një mision historik rreth hënës.

Manjati i modës, Maezaëa bleu të gjitha vendet në bordin e anijes kozmike “Starship” të kompanisë “SpaceX” në vitin 2018 me shpresën se do të jepej miratimi për udhëtimin privat.

Misioni, i njohur si “dearMoon” , synon të nisë në vitin 2023 dhe do të jetë misioni i parë civil rreth Hënës në bordin e një rakete SpaceX.

Në mars 2021, miliaredi japonez bëri një ofertë, ku u kërkoi palëve të interesuara të aplikonin përmes rrjeteve sociale dhe ai do të përzgjidhte ata që do i merrte me vete falas në udhëtimin drejt hënës. Më shumë se 1 milion persona aplikuan dhe Maezaëa zgjodhi vetëm 8.

Midis tyre janë DJ Steve Aoki, YouTuber Tim Dodd dhe ylli i K-pop TOP.

“Jam shumë i emocionuar që këta njerëz të mrekullueshëm të bashkohen me mua në udhëtimin tim në Hënë dhe të entuziazmuar për të parë se çfarë krijimesh frymëzuese vijnë në hapësirë,” tha Maezaëa

Të tjerë të zgjedhur ishin regjisori amerikan Brendan Hall, koreografi çek Yemi AD, fotografi irlandez Rhiannon Adam, fotografi Karim Iliya nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dev D. Joshi, një aktor nga India.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026