Burg kundërshtarit të luftës, Rusia dënon me 8 vjet kritikun e konfliktit në Ukrainë

9 Dhjetor 2022 | 15:45

Një figurë e njohur e opozitës ruse është dënuar me 8 vjet e gjysmë burg për kritikat e bëra në adresë të Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë.

Ilja Jashin u akuzua për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me ndërhyrjen ushtarake dhe u dënua në kuadër të një ligji të ri të miratuar pas pushtimit.

Ai u konsiderua nga gjykata përgjegjës për një transmetim në YouTube, ku fliste për vrasjen e ukrainasve në Buça.

Ndërsa Jashin mbajti një qëndrim sfidues teksa lexohej verdikti, mbështetësit e tij jashtë gjykatës së Moskës shprehën zemërimin e tyre.

Jashin ishte një nga figurat e pakta kritike të Kremlinit që kishte qëndruar në Rusi gjatë ofensivës kundër disidentëve që kundërshtonin luftën.

Përpara se gjykatësi të shpallte vendimin, ai e cilësoi gjyqin si të motivuar politikisht dhe paralajmëroi se burgu nuk do ta ndalojë të thotë të vërtetën mbi konfliktin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026