Vala e dytë e COVID-19: Në disa shtete evropiane rimbyllen bare
Rinisja e aktiviteteve dhe bashkëjetesa me virusin shtoi shpresën se edhe rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë më e lehtë. Një nga sektorët më të prekur kanë qenë baret dhe restorantet, vendet ku njerëzit kalojnë një pjesë të madhe të kohës.
Ndonëse duke ndjekur protokollet e shëndetësisë në disa shtetet autoritetet kanë vendosur që baret dhe restorantet nuk do ta ushtrojnë të plotë aktivitetin e tyre, pjesë e masave për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë.
Nga data 6 korrik ambientet e brendshme të restoranteve dhe bareve në Greqi u lejuan të hapen së bashku me hotelet, muzetë, palestrat, duke u kërkuar që të ruhet distanca fizike. Për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19 në Itali që prej datës 17 gusht klubet e natës dhe diskot janë të ndaluara të ushtrojnë aktivitetin.
Nga data 24 shtator të gjitha baret, pabet, restorantet dhe kafenetë në Britaninë e Madhe duhet të mbyllen në orën 22:00 edhe në oraret e hapjes nuk lejohet që në një tavolinë të ketë më shumë se 6 persona.
Bizneseve u kërkohet ligjërisht të marrin detajet e kontaktit të klientëve, në mënyrë që ato të gjurmohen nëse ka ndonjë të infektuar. Ata mund të gjobiten deri në 10,000 paund nëse nuk e bëjnë këtë ose nëse marrin rezervime për më shumë se gjashtë persona.
Duke nisur nga data 26 shtator baret dhe restorantet mbyllen edhe në 11 qytetet franceze duke përfshirë edhe Parisin.
Në Marsejë, cilësuar një nga vendet më të prekur, ato duhet të mbyllen tërësisht për 15 ditë. Një masë kjo e cila nuk është mirëpritur nga pronarët e këtyre bizneseve dhe e cilësojnë katastrofike një tjetër mbyllje.
Në disa qytete sikundër edhe Lion, Bordeaux dhe Nisë pas orës 20:00 nuk do të lejohet pirja në vendet publike. Baret mbyllen nga mesnata.
Në Danimarke po ashtu baret, restorantet dhe klubet e natës mbyllen në orën 22:00 dhe gjatë kohës kur janë të hapura nuk lejohen grumbullimet. Suedia është nga ato shtetet ku nuk është ndjekur rreptësishtë bllokimi dhe ku aktivitetet vijojnë të qëndrojnë të hapura dhe maskat nuk janë më të detyrueshme.
Lexoni gjithashtu:
Bilanci global i COVID-19, 32.5 milionë të infektuar, viktimat i afrohen shifrës së 1 milionëve
Londër, protestë kundër kufizimeve të qeverisë për COVID-19
Alarmi i OBSH-së: Vdekjet nga COVID mund të arrijnë në 2 milionë para vaksinës
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta