SHBA, gjykata ndalon urdhrin e Trump për të mbyllur ”TikTok”

28 Shtator 2020 | 13:26

Për momentin argumentet e administratës Trump se veprimtaria e kompanisë kineze cenonte sigurinë kombëtare u hodhën të gjitha poshtë.   

Kompania e TikTok do të vazhdojë aktivitetin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urdhri që mban firmën e gjykatësit Carl Nichols, ka dalë disa orë përpara se të hynte në fuqi nisma e presidentit Trump për gjigantin e platformave online.

Në vendimin e gjykatës, është përcaktuar se do të jetë një seancë e dytë gjyqësore, e cila do të shqyrtojë përfundimisht dhe do të vendosë në lidhje me zbatimin apo jo të bllokimit urdhëruar nga Trump.  

Seanca gjyqësore emergjente që solli vendimin e vazhdimit të aktivitetit të ByteDance, u mbajt për rreth 90 minuta dhe serviri argumente që kundërshtonin fjalët e presidentit amerikan.

Avokati John Hall i TikTok, e cilësoi urdhrin e ndalimit të programit si diçka “irracionale”. Kjo e fundit gjithashtu bie ndesh edhe me bashkëpunimin e kompanisë kineze me kompani amerikane si Oracle dhe Walmart, e nxitur nga kërkesa e Trump.   

Pas hedhjes në gjyq të administratës së Trump, kompania kineze ByteDance ka sfiduar urdhrin e presidentit që synon ndalimin e shkarkimit të aplikacionit apo të përmirësimit të sistemit të tij.

Kjo sepse nuk janë gjetur fakte që të mbështesin idenë e Trump, se ky aplikacion shkel sigurinë kombëtare dhe është i rrezikshëm për qytetarët amerikanë.  

TikTok e ka mirëpritur ndërhyrjen nga gjykata dhe po vazhdon të luftojë për të drejtat e saj, duke deklaruar gjithashtu se kjo ngjarje po pengon produktivitetin e këtij biznesi.  

Ndërkohë që tensionet e kësaj situate po ngrihen, marrëveshja vazhdon të jetë e lënë pezull dhe akoma pritet një përgjigje nga qeveria e Shteteve Të Bashkuara.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026